Një Udhëheqëse e Shquar: Miki Ramadani – Nga Kosova në Austri.

Podcast
Radio Rinia
  • 2024-08-31-1700
    60:00
audio
51:28 Min.
Adriatik Lapaj: Një Zë i Fuqishëm që i Tremb si Pozitën, ashtu edhe Opozitën!
audio
1 Std. 00 Sek.
Ubaya Medawela: Founder of U Strategy Initiative for Prevent Disasters through Greener
audio
1 Std. 00 Sek.
Rrugëtimi i një jete në mërgim: Poezia e Jetës dhe Integrimit- Kimete Krasniqi-Prebreza
audio
1 Std. 00 Sek.
Krenaria Kombëtare dhe Kujtimi i Pavdekshëm: Një Udhëtim Emocional nga Dortmund Arena te Poezitë e Agim Doçit
audio
1 Std. 00 Sek.
Arsim Gjergji: Një Zë i Fuqishëm për Komunitetin Shqiptar në Graz dhe Steiermark.
audio
59:54 Min.
Intervista me Prof. ass. dr. Maklena Nika: Një Udhëtim në Botën e Letërsisë dhe Kulturës!
audio
1 Std. 00 Sek.
Një Histori Suksesi dhe Mosdorëzimi: Erind Devaja në Radio Helsinki
audio
51:26 Min.
Të Rritur mes Dy Botëve: Rëndësia e Komunikimit me Fëmijët Shqiptarë në Diasporë!
audio
1 Std. 00 Sek.
Shkrimtarja dhe Ligjëruese e Gjuhës Angleze me Inovacion në Mesimdhenie- Pritë Bytyçi.

Miki Ramadanin ishte mysafire ne radio Helsinki, ne programin e gjuhes shqipe- Radio Rinia

Miki vjen nga Prishtina, e lindur dhe rritur në kryeqytetin e Kosovës. Ajo përfundoi shkollën e mesme në gjimnazin e njohur „Xhevdet Doda,“ një nga shkollat më elitare në Kosovë, dhe më pas vazhdoi studimet e saj në fushën e arkitekturës.

Pas një periudhe, Miki vendosi të zhvendoset në Graz të Austrisë. Ajo u integrua shpejt dhe filloi të ndjekë kolegjin për makineri në HTML-Blume. Pas kësaj, Miki u përqendrua në industrinë e ushqimit, duke përfunduar me sukses të gjitha modulet, dhe më vonë punoi në një nga fabrikat më të mëdha të ushqimit të Spar. Ajo vazhdoi më tej studimet për teknologji ushqimore, me specializim në përpunimin e mishit. Në bashkëpunim të ngushtë me veterinerë dhe fermerë, ajo nisi një pozicion të ri si kontrolluese e cilësisë së produkteve shtazore në kompaninë Steierglück, si dhe në shumë kompani të tjera.

Miki kurrë nuk u ndal së ndjekuri kurse dhe module të ndryshme. Ajo ka fituar edhe një titull tjetër, atë të Dipl. fl Sommeliere, duke u bërë specialiste në prezantimin e ushqimeve për firmën Mooshammer.

Në vitin 2021, Miki vendosi t’i përkushtohej politikës dhe u zgjodh si asambliste në partinë Komuniste të Grazit, duke u bërë një nga femrat e para me origjinë nga Kosova në këtë rol. Aktualisht, ajo drejton biznesin e saj të quajtur „Miki’s,“ ku fokusohet kryesisht në ushqimet tradicionale të ëmbla. Përveç kësaj, Miki është edhe kryetare e shoqatës „Rinia“ në Graz, poashtu edhe ne kryesin e keshillit koordinues per shoqatat shqiptare ne landin e Steirmarkut

Miki Ramadani është një shembull i shkëlqyer i suksesit dhe integrimit, dhe ne jemi të nderuar ta kemi atë si mysafire.

Moderator:

Fatos Kryeziu, M.A.

Anjeza Llubani Dott.Dott,Mag

Schreibe einen Kommentar