Sfidat dhe sukseset e parlamentit te Rep.Kosoves!

Mefail Bajqinovci, deputet i Republikës së Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e kishim mysafir në radio Helsinki në Graz.
Diskutuam për periudhën tij si gazetar në KTV, poashtu folëm edhe për kalimin e tij nga gazetaria në politikë dhe si ka ndikuar puna e tij si gazetar në KTV në përparimin e tij në politikë.
Deputeti Bajqinovci informoi komunitetin shqiptarë që jetojnë në Graz dhe në gjithë landin e Steiermarkut situatën politike aktuale në Republikën e Kosovës, për sukseset dhe sfidat e qeverisë dhe parlamentit në këtë mandatë, raportet mes parlamentit dhe qeverisë së Kosovës, si kontribojnë deputet në mbikqyrjen e pushtet ekzekutive dhe në miratimin e legjislacionit.
Diskutuam edhe për rolin dhe kontributin e shoqërisë civile në proceset politike në Kosovë.
Deputeti Bajqinovci foli për rolin e diaspores në proceset politike të Kosoves, kontributi i diaspores në zhvillimin ekonomike dhe promovimin e interesave të Kosoves në skenen ndërkombëtare.
E falenderoj deputetin Bajqinovci që vizitoj radio Helsinkin ne Graz!
Suksese

Bilder

deputeti_Mefa_tosi
1000 x 1000px

Schreibe einen Kommentar