Emisioni ynë i parë në vitin 2026 fillon me një skeç, përgatitur nga miqtë tanë më të vegjël, gjeli Kiki dhe gjeli Riki.
E ku ka më mire sesa ta fillojmë Vitin e Ri me humor?
Sot ne kujtojmë përjetimet dhe arritjet tona më të bukura në vitin 2025 dhe flasim per synimet, pra dëshirat dhe qëllimet tona per vitin 2026. Gjithashtu fëmijët kanë ide se çfarë duhet bërë për të arritur qëllimet dhe synimet tona.
Madje, në bisedat tona të shumta mund të dëgjoni edhe një këshillë se si fëmijët mund të zbulojnë profesionin që do të bëjnë në të ardhmen.
Dëgjim të këndshëm ju uron
Ekipi Kikiriki










