Një udhetim drejt majës së Kilimanxharos: Alpinizëm dhe Humanizëm!

Podcast
Radio Rinia
  • 2023-12-10-1300
    60:00
audio
1 hrs 00 sec
Një Udhëheqëse e Shquar: Miki Ramadani – Nga Kosova në Austri.
audio
1 hrs 00 sec
Ubaya Medawela: Founder of U Strategy Initiative for Prevent Disasters through Greener
audio
1 hrs 00 sec
Rrugëtimi i një jete në mërgim: Poezia e Jetës dhe Integrimit- Kimete Krasniqi-Prebreza
audio
1 hrs 00 sec
Krenaria Kombëtare dhe Kujtimi i Pavdekshëm: Një Udhëtim Emocional nga Dortmund Arena te Poezitë e Agim Doçit
audio
1 hrs 00 sec
Arsim Gjergji: Një Zë i Fuqishëm për Komunitetin Shqiptar në Graz dhe Steiermark.
audio
59:54 min
Intervista me Prof. ass. dr. Maklena Nika: Një Udhëtim në Botën e Letërsisë dhe Kulturës!
audio
1 hrs 00 sec
Një Histori Suksesi dhe Mosdorëzimi: Erind Devaja në Radio Helsinki
audio
51:26 min
Të Rritur mes Dy Botëve: Rëndësia e Komunikimit me Fëmijët Shqiptarë në Diasporë!
audio
1 hrs 00 sec
Shkrimtarja dhe Ligjëruese e Gjuhës Angleze me Inovacion në Mesimdhenie- Pritë Bytyçi.
audio
1 hrs 00 sec
Bashkim Shala-Kryetar i shoqates "Atdheu"- Graz
Në radio Helsinki me Driton Muratin kryetar i klubit alpin “Korabi” Blerimin dhe Besimin nga Kapfenbergu, patem një bisedë të ngrohtë me ta, në lidhje me alpinizmin në përgjithësi dhe projektin  tonë të fundit.
Antarët e Klubit Alpinist “Korabi” Driton, Blerimi dhe une, tani jemi përkushtuar këtë here me një nga aktivitetet tona sportive për një qëllim humanitar. Ne kemi lidhur forcën tonë me një projekt të rëndësishëm për vetëdijesimin shoqëror në luftën kundër Leukemisë, për të mbledhur donacione për shoqatën “Geben für Leben Leukämiehilfe Österreich.”
Synimi jone i radhës është ngjitja në kulmin e Afrikës, Kilimanxharo, në bashkëpunim me organizatën  të njohur “Geben für Leben Leukämiehilfe Österreich,” për të kontribuar në luftën kundër Leukemisë, një sëmundje e cila, për fat të keq, rrezikon shumë jetë në të gjithë botën.
Çdo hap që bëjmë drejt majës së Kilimanxharos është një hap drejt mbështetjes së atyre që luftojnë kundër kësaj sëmundjeje të rëndë. Donacionet që mbledhin do të shkojnë drejt mbështetjes së pacientëve, kërkimit shkencor, dhe mbi të gjitha, për financimin e tipizimeve për gjetjen e dhuruesve vullnetarë të Qelizave Burimore (Stem Cells).
Ju ftojmë të gjithë, ata që mund të japin një dorë ndihmëse të bashkohen me ne në këtë nismë. Asnjë kontribut nuk është i vogël dhe asnjë përpjekje nuk është e panevojshme. Bashkë mund të krijojmë ndryshim dhe të sjellim shpresë në jetën e atyre që ballafaqohen me këtë sfidë të vështirë.
Faleminderit për vëmendjen tuaj, dhe shpresoj se kjo nismë e frymëzuar nga pasioni sportiv dhe dëshira për të ndihmuar do të gjejë rrugën në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve.
Nisja bëhet me daten 18.12.23 – Wien- Kilimanjaro 2023 GFL
Fatos Kryeziu

Leave a Comment