Intervistë me Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti

Podcast
Radio Rinia
  • 2026-01-25-1200
    60:00
audio
59:55 Min.
Dy Zëra të Diasporës Shqiptare: Hatixhe Bilali & Erina Dervishi – Inspirim nga Klagenfurti
audio
1 Std. 01:20 Min.
Prof. Dr. Islam Qerimi: Nga Mërgimi në Evropë tek Kontributi Akademik në Kosovë
audio
1 Std. 00 Sek.
Gjermania, Zëri i Industrisë dhe Kulturës Evropiane
audio
59:56 Min.
Leonora Aliu në Radio Helsinki – e vërteta, siguria dhe gazetaria në fokus
audio
59:58 Min.
Angazhimi i Valton Halimit në shtetin Austriak
audio
59:54 Min.
Dy Perla të Natyrës Evropiane – Austria & Shqipëria
audio
1 Std. 02 Sek.
Afrika – Djepi i Qytetërimeve dhe Mozaiku i Kulturave
audio
1 Std. 00 Sek.
Kultura, Kujtesa dhe Demokracia – Tri shtyllat e identitetit shqiptar në diasporë
audio
1 Std. 00 Sek.
Prof. Dr. Isak Shema – Gjashtë Dekada në Shërbim të Albanologjisë, Arsimit dhe Kulturës Shqiptare

Patëm kënaqësinë dhe nderin të bisedojmë në studio me një mysafir të veçantë nga Kosova – Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, një drejtues me përvojë të gjatë institucionale, aktualisht në mandatin e tij të katërt, dëshmi e besimit qytetar, profesionalizmit dhe vizionit të qëndrueshëm për zhvillimin e komunës.

Z. Haliti ndau me ne një vizion të qartë dhe një strategji shumë profesionale për zhvillimin e Komunës së Vitisë, duke prezantuar projektet e realizuara deri më tani, si dhe planet konkrete për të ardhmen. Një theks i veçantë iu kushtua projekteve të planifikuara në fushën e biomasës, të cilat pritet të mbështeten edhe nga Bashkimi Evropian, si pjesë e politikave për energjinë e ripërtëritshme, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë e gjelbër.

Gjatë bisedës u trajtuan gjithashtu tema të rëndësishme si qeverisja lokale, transparenca, bashkëpunimi institucional, zhvillimi i bujqësisë, arsimit dhe investimeve, si dhe roli i pazëvendësueshëm i diasporës në zhvillimin lokal.

Vizita zyrtare e z. Haliti në Austri dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të komunave të Kapfenbergut dhe Grazit, si dhe pjesëmarrja e tij në Konferencën Evropiane për Biomasën, dëshmojnë angazhimin serioz për ndërtimin e partneriteteve afatgjata dhe shkëmbimin e përvojave evropiane në dobi të komunës së Vitisë.

Në përfundim, i urojmë z. Sokol Haliti shumë suksese në realizimin e projekteve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të Komunës së Vitisë, me bindjen se vizioni dhe strategjia e tij do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe brezat e ardhshëm.

Moderator:

Fatos Kryeziu, M.A.

Schreibe einen Kommentar