Bashkim Shala-Kryetar i shoqates „Atdheu“- Graz

Podcast
Radio Rinia
  • 2024-05-19-1200
    60:00
audio
1 Std. 00 Sek.
Një Histori Suksesi dhe Mosdorëzimi: Erind Devaja në Radio Helsinki
audio
51:26 Min.
Të Rritur mes Dy Botëve: Rëndësia e Komunikimit me Fëmijët Shqiptarë në Diasporë!
audio
1 Std. 00 Sek.
Shkrimtarja dhe Ligjëruese e Gjuhës Angleze me Inovacion në Mesimdhenie- Pritë Bytyçi.
audio
1 Std. 00 Sek.
kryetarin e komunës së Kamenicës z.Kadri Rahimaj!
audio
1 Std. 26:37 Min.
Forca e Nënës Shqiptare: Historia e zojes Vjollca!
audio
54:47 Min.
Një Përfaqësues Shembullor i Suksesit dhe Përkushtimit në Wiener Städtische Versicherung: Luan Berdynaj
audio
56:49 Min.
Analiza e Fidan Ukaj mbi zhvillimet politike në Kosovë!
audio
1 Std. 00 Sek.
Liberalizimi i Vizave për Kosovën
audio
32:36 Min.
Ngritja e ndërgjegjësimit publik për Sindromin Down!
Sot kishim një mysafir të veçantë në emisionin tonë në  gjuhen shqipe ne Radio Helsinki. Nga ora 12:00 deri në 13:00, kishim nderin të mirëpresim Bashkim Shalën, kryetar i shoqatës „Atdheu“ në Graz. Bashkimi është një aktivist i mirënjohur për shqiptarët në landin e Steiermarkut dhe në gjithë Austrinë.
Që nga viti 1991, Bashkimi nuk është ndalur kurrë së vepruari për të mirën e komunitetit shqiptar. Përkushtimi i tij për aktivitetet politike, kulturore dhe sportive ka qenë i pandalshëm dhe inspirues. Ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të forcuar lidhjet midis shqiptarëve dhe për të promovuar kulturën dhe traditat tona në një mjedis të huaj.
Nën drejtimin e Bashkim Shalës, shoqata „Atdheu“ ka realizuar shumë projekte të rëndësishme, duke përfshirë organizimin e eventeve kulturore, turneve sportive dhe fushatave të ndryshme që kanë ndihmuar në integrimin dhe mirëqenien e komunitetit shqiptar në Austri.
Ju ftojmë që të na bashkoheni në këtë bisedë të veçantë, ku do të kemi mundësinë të dëgjojmë më shumë për rrugëtimin dhe përpjekjet e këtij patrioti të vërtetë, i cili me veprat e tij ka arritur të bëjë ndryshimin në jetët e shumë shqiptarëve. Të gjithë ata që e ndjejnë dhe e duan atdheun, do të inspirohen nga historia dhe angazhimi i Bashkim Shalës.
Na ndiqni nesër nga ora 12:00-13:00 në Radio Helsinki 92.6 ose livestream dhe bëhuni pjesë e këtij diskutimi frymëzues me një prej figurave më të rëndësishme të diasporës shqiptare.

Schreibe einen Kommentar