Arsim Gjergji: Një Zë i Fuqishëm për Komunitetin Shqiptar në Graz dhe Steiermark.

Podcast
Radio Rinia
  • 2024-07-07-1200
    60:00
audio
59:55 min
Dy Zëra të Diasporës Shqiptare: Hatixhe Bilali & Erina Dervishi – Inspirim nga Klagenfurti
audio
1 h. 01:20 min
Prof. Dr. Islam Qerimi: Nga Mërgimi në Evropë tek Kontributi Akademik në Kosovë
audio
1 h. 00 sec
Gjermania, Zëri i Industrisë dhe Kulturës Evropiane
audio
59:56 min
Leonora Aliu në Radio Helsinki – e vërteta, siguria dhe gazetaria në fokus
audio
59:58 min
Angazhimi i Valton Halimit në shtetin Austriak
audio
59:54 min
Dy Perla të Natyrës Evropiane – Austria & Shqipëria
audio
1 h. 02 sec
Afrika – Djepi i Qytetërimeve dhe Mozaiku i Kulturave
audio
1 h. 00 sec
Kultura, Kujtesa dhe Demokracia – Tri shtyllat e identitetit shqiptar në diasporë
audio
1 h. 00 sec
Prof. Dr. Isak Shema – Gjashtë Dekada në Shërbim të Albanologjisë, Arsimit dhe Kulturës Shqiptare
audio
1 h. 00 sec
Jeta Deva: Intervistë rreth Autizmit dhe Ndërgjegjësimit Shoqëror

Sot kishim nderin dhe kënaqësinë të prezantojmë Arsim Gjergjin, një figurë të shquar në skenën politike dhe sociale të komunitetit shqiptar në Graz- Austri. Kryetar i Këshillit Koordinues për Shoqatat e Shqiptarëve në Landin e Steiermarkut (KKShSt) dhe asambleist në Kuvendin Komunal të Grazit, Arsimi ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit tonë.

Arsimi, i cili u zgjodh kryetar i KKShSt para disa muajve, mban një mandat dyvjeçar. Në një bashkëbisedim të ngrohtë dhe inspirues, ai ndau me ne sukseset e KKShSt-së dhe planet e tij ambicioze për të ardhmen. Me një vizion të qartë dhe strategji afatmesme, ai synon të realizojë shumë projekte që do të fuqizojnë dhe përmirësojnë jetën e shqiptarëve në Graz- Steiermark- Austri.

« Do të jem një zë i fuqishëm për të lartësuar interesat e komunitetit shqiptar në Landin e Steiermarkut dhe në gjithë Austrinë, » deklaroi Arsimi gjatë bashkëbisedimit tonë. Përkushtimi i tij është evident në çdo hap që ndërmerr, dhe ambiciet e tij janë të një niveli të lartë, duke synuar një përfaqësim të denjë dhe të fortë për të gjithë ne.

Mos të harrojmë që Arsimi është edhe asambleist në komunën e Grazit nga partia SPÖ. Ai mban një rol aktiv në disa komisione të rëndësishme, duke përfshirë:

  • Komisionin e Administratës për Ndërmarrjen Publike Banimi Graz
  • Komisionin e Administratës për Ndërmarrjen Publike Qendrat Shëndetësore Geriatrike (GGZ)
  • Komisionin e Administratës për Ndërmarrjen Publike Shërbimi i Parkimit dhe Sigurisë së Grazit (GPS)
  • Komisionin e Përgjithshëm të Apelit, përfshirë çështjet e të drejtës së punës dhe çështjet e KFA
  • Komisionin për Shëndetësi dhe Kujdes, Çështje Sociale, Çështje të Moshuarve dhe Integrim
  • Komisionin për Kulturë dhe Shkencë
  • Komisionin për Çështje të Banimit
  • Komisionin për Barazi Gjinore, Çështje të Grave, LGBTQI+ dhe të Drejtat e Njeriut
  • Komisionin për Ekonomi dhe Turizëm
  • Komisionin e Personelit të Këshillit Bashkiak (Përfaqësuesit e Punëdhënësve)

Angazhimi i tij në këto komisione tregon përkushtimin e tij të madh për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Grazit dhe më gjerë. Arsimi është një lider i vërtetë, një njeri i cili punon pa u lodhur për të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë  qytetareve ne Graz.Kemi besim të plotë se me përkushtimin dhe vizionin e tij, Arsimi do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm dhe një përfaqësues i denjë për komunitetin tonë.Suksese të mëtejshme i dëshirojmë Arsim Gjergjit në rrugëtimin e tij drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët në Austri.

Moderuan:

Fatos Kryeziu & Anjeza Llubani

 

 

Laisser un commentaire