Hyrje e Programit – 01.06.2025 | Ora 12:00–13:00 | Radio Helsinki 92.6
Të nderuar dëgjues të programit në gjuhën shqipe në Radio Helsinki, ju falënderojmë që ishit me ne në një takim të jashtëzakonshëm më 1 qershor 2025, nga ora 12:00 deri në 13:00, ku patëm nderin të kishim mysafir Prof. Dr. Isak Shemen – një figurë e ndritur e arsimit, kulturës dhe studimeve albanologjike.
Me një kontribut të pandërprerë për më shumë se gjashtë dekada, Prof. Shema është ndër intelektualët më të spikatur të hapësirës shqiptare – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Si studiues i palodhur, ai ka marrë pjesë në dhjetëra kongrese dhe simpoziume shkencore ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet dijen dhe kulturën shqiptare.
Një gur themelor i veprimtarisë së tij është edhe bashkëthemelimi i Institutit të Zarës në Kroaci, ku ka zhvilluar studime të rëndësishme mbi arbëreshët e Zarës dhe të Italisë – një fushë ku ai ka dhënë kontribute të pazëvendësueshme për ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.
Profesor Shema është autor i një sërë librash studimorë për letërsinë shqipe, ka hartuar tekste shkollore për nivelet universitar dhe të mesëm, dhe ka qenë një vëzhgues i mprehtë i zhvillimeve letrare, me mendim të thelluar kritik dhe përkushtim të rrallë.
Në këtë emision të veçantë, të moderuar nga Fatos Kryeziu dhe Rrezarta Demaj, patëm mundësinë të dëgjojmë kujtime, reflektime dhe përvoja nga jeta dhe vepra e tij, si dhe takimet e paharruara me figura të mëdha të letrave shqipe si Lasgush Poradeci, Eqrem Çabej dhe Esad Mekuli. Një rrëfim i pasur që pasqyroi përkushtimin e tij në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare ndër dekada.
Fatos Kryeziu, M.A.