Nëntori – Muaji i Festimeve dhe Emocioneve të Maturantëve ne Graz!

Podcast
Radio Rinia
Audio-Player
  • 2024-11-17-1200
    60:00
audio
1 hrs 00 sec
Jeta Deva: Intervistë rreth Autizmit dhe Ndërgjegjësimit Shoqëror
audio
1 hrs 00 sec
Një bisedë inspiruese me Dr. Mimoza Shema-Kastratin mbi mjekësinë, sfidat dhe pasionet e saj
audio
1 hrs 00 sec
Ansambli 'Hyjnesha' – Trashëgimia Kulturore Shqiptare në Austri
audio
1 hrs 00 sec
Një Zë që Jehon: Mirënjohje për Përkushtimin e Anjeza Llubanit ndaj Komunitetit Shqiptar në Radio Helsinki

Nëntori është i njohur si muaji i festimeve dhe gëzimeve për maturantët e gjimnazeve, dhe këtë vit, qyteti i Grazit u bë dëshmitar i një nate magjike. Mbremja e maturës shënoi kulmin e organizimeve të kujdesshme nga nxënësit, të cilët shfaqën aftësi të jashtëzakonshme në koreografi dhe koordinim, duke u kthyer në një skuadër të vërtetë.

Kjo natë e paharrueshme nuk është vetëm një festë, por një moment reflektimi për vitet formuese dhe të veçanta që kanë lënë gjurmë në jetën e çdo maturanti. Për prindërit, siç tregon emocionet e një nëne që përjeton krenarinë dhe gëzimin për arritjet e të birit, mbremja sjell ndjesi të papërshkrueshme.

Ndërkohë, jemi dëshmitarë edhe të ndeshjeve emocionuese të kombëtares shqiptare dhe Kosovës gjatë javës së fundit. Performanca e tyre ka frymëzuar shqiptarët kudo në botë.

Në Tiranë, Panairi i 27-të i librit ka mbledhur autorë dhe lexues nga mbarë trevat shqiptare, duke pasuruar kulturën tonë dhe promovuar fuqinë e fjalës së shkruar. Një javë dedikuar pasurisë intelektuale dhe artistike, që mbetet një urë lidhëse mes brezave.

Moderoi:

Rrezarta Demaj

Ruama Shala

0 Kommentare

  1. Sa bukur! Po ju dëgjoj në arkiv dhe po kënaqem shumë. Interesant edhe krahasimi i asaj çfarë dimë nga vendlindja dhe përjetimeve nè Austri. Bukur! Vazhdoni kështu, goca! Bisedë shumë e bukur dhe informuese.

    Reply

Leave a Comment