Qytetet nuk janë thjesht hapësira fizike, por struktura të gjalla që formësojnë jetën dhe identitetin tonë. Ato ndikojnë në ndjenjën tonë të përkatësisë përmes arkitekturës, hapësirave publike, komunitetit dhe mundësive që ofrojnë. Një qytet i gjallë dhe me hapësira të përbashkëta të mirëpërgatitura mund të nxisë lidhje sociale dhe një ndjenjë të fortë komuniteti. Nga ana tjetër, qytetet e betonizuara dhe pa hapësira për njerëzit krijojnë ndjenja izolimi dhe distancimi social. Transporti, ritmi i jetës, trashëgimia kulturore dhe historia luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në ndërtimin e identitetit të një qyteti dhe në mënyrën se si banorët e përjetojnë jetën e përditshme. Për ta përmirësuar qytetin tonë, nevojiten më shumë hapësira publike, gjelbërim, kultura dhe sisteme transporti efikase që të krijojnë një ambient ku njerëzit ndihen të përfshirë dhe të lidhur.
Media-eigenaar
Zender
Geproduceerd
25. januari 2025
Gepubliceerd
25. januari 2025
Redacteurs
Anjeza Llubani
Onderwerpen
Talen











