Liberalizimi i Vizave për Kosovën: Nisma dhe Impakti

Podcast
Radio Rinia
  • 2023-12-17-1300
    60:00
audio
1 Std. 00 Sek.
Bashkim Shala-Kryetar i shoqates "Atdheu"- Graz
audio
1 Std. 00 Sek.
kryetarin e komunës së Kamenicës z.Kadri Rahimaj!
audio
1 Std. 26:37 Min.
Forca e Nënës Shqiptare: Historia e zojes Vjollca!
audio
54:47 Min.
Një Përfaqësues Shembullor i Suksesit dhe Përkushtimit në Wiener Städtische Versicherung: Luan Berdynaj
audio
56:49 Min.
Analiza e Fidan Ukaj mbi zhvillimet politike në Kosovë!
audio
1 Std. 00 Sek.
Liberalizimi i Vizave për Kosovën
audio
32:36 Min.
Ngritja e ndërgjegjësimit publik për Sindromin Down!
audio
1 Std. 34:22 Min.
Arkitektura e transformimit urban: Eksplorimi i Qyteteve të Fragmentuara!
audio
1 Std. 00 Sek.
Një udhetim drejt majës së Kilimanxharos: Alpinizëm dhe Humanizëm!
audio
1 Std. 00 Sek.
Integrimi Evropian në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe Mundësitë, në fokus me Dorian Jano!
Sot, më datë 17.12.2023, në Programin e Gjuhës Shqipe të Radio Helsinkit „Radio Rinia – Live“ nga ora 12:00 deri në 14:00, kemi nje mysafire nga Kosova, zotri Gëzim Dushi (Zyrtar i Lartë për Komunikim dhe Informim – Zyre e Kryeministrit – Divizioni për Komunikim -Integrim
Tema të diskutimit do të jenë:
Fillimi i fushatës për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës:
Si ka ecur nisja zyrtare e fushatës për liberalizimin e vizave?
Cilat janë hapat konkrete të ndërmarrë deri më tani në këtë fushatë?
A janë organizuar takime ose ngjarje të tjera për të sensibilizuar opinionin publik dhe për të mbështetur këtë iniciativë?
Impakti i fushatës dhe rezultatet e deritanishme:
Cilat janë arritjet e deritanishme të fushatës për liberalizimin e vizave?
A ka ndonjë tregues konkret për suksesin e kësaj fushate?
Si ka ndikuar ky proces në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe në imazhin e saj në arenën ndërkombëtare?
Informacioni në diasporë dhe mbështetja nga bizneset në diasporë:
Sa është informuar diaspora në lidhje me fushatën për liberalizimin e vizave?
Pritjet pas datës 1 Janarit dhe vazhdimi i fushatës:
Çfarë pritet të ndodhë pas datës 1 Janarit në lidhje me liberalizimin e vizave?
Si pritet të ndikojë ky proces në jetën e qytetarëve të Kosovës?
Gjendja e punësimit dhe shkollimit:
A do te kete lehtesira për të rritur mundësitë e shkollimit/studimeve dhe punësimit për qytetarët e Kosovës në vendet e BE?
A keni pasur ndonjë bashkëpunim apo shkëmbim të njohurive me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor në fushën e liberalizimit të vizave? Çfarë keni mesuar nga përvojat e tyre?
Cilat janë përfitimet kryesore që mund të shohim nga liberalizimi i vizave për ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës?
Për ata që jetojnë jashtë Graz-it, mund të na ndiqni në transmetim në internet në Radio Helsinki – Freies Radio Graz në këtë lidhje: https://helsinki.at/livestream.
Na ndiqni edhe në rrjetet sociale:
Facebook: radioriniandegjoshqip
Instagram: radiorinia
Ju ftojmë të ndani me ne histori, ide dhe muzikë që frymëzojnë dhe rrezatojnë energji pozitive në mjedisin ku jetojmë!
Fatos Kryeziu

Schreibe einen Kommentar