Një bisedë inspiruese me Dr. Mimoza Shema-Kastratin mbi mjekësinë, sfidat dhe pasionet e saj

Podcast
Radio Rinia
  • 2025-03-22-1700_Mimoza
    60:00
audio
59:55 min
Dy Zëra të Diasporës Shqiptare: Hatixhe Bilali & Erina Dervishi – Inspirim nga Klagenfurti
audio
1 hrs 01:20 min
Prof. Dr. Islam Qerimi: Nga Mërgimi në Evropë tek Kontributi Akademik në Kosovë
audio
1 hrs 00 sec
Gjermania, Zëri i Industrisë dhe Kulturës Evropiane
audio
59:56 min
Leonora Aliu në Radio Helsinki – e vërteta, siguria dhe gazetaria në fokus
audio
59:58 min
Angazhimi i Valton Halimit në shtetin Austriak
audio
59:54 min
Dy Perla të Natyrës Evropiane – Austria & Shqipëria
audio
1 hrs 02 sec
Afrika – Djepi i Qytetërimeve dhe Mozaiku i Kulturave
audio
1 hrs 00 sec
Kultura, Kujtesa dhe Demokracia – Tri shtyllat e identitetit shqiptar në diasporë
audio
1 hrs 00 sec
Prof. Dr. Isak Shema – Gjashtë Dekada në Shërbim të Albanologjisë, Arsimit dhe Kulturës Shqiptare
audio
1 hrs 00 sec
Jeta Deva: Intervistë rreth Autizmit dhe Ndërgjegjësimit Shoqëror

Dr. Mimoza Shema-Kastrati ishte e ftuara jonë në programin e gjuhës shqipe në Radio Helsinki, ku ndamë një bisedë të frytshme mbi rrugëtimin e saj jetësor dhe profesional. E lindur dhe e rritur në Prishtinë, ajo u shpërngul në Graz për të ndjekur studimet e mjekësisë, të cilat i përfundoi me sukses, duke u specializuar më tej në mjekësinë e brendshme, diabetologji, geriatri, mjekësi paliative dhe mjekësi të dhimbjes (Schmerzmedizin). Aktualisht, është duke përfunduar një magjistraturë në menaxhim shëndetësor.

Gjatë programit, diskutuam mbi përvojën e saj si mjeke shqiptare në Austri, sfidat e trajtimit të pacientëve me diabet dhe rëndësinë e kujdesit ndaj sëmundjeve metabolike. Ajo ndau me ne edhe pasionet e saj jashtë mjekësisë, duke përfshirë teatrin, sportin dhe yogën, si dhe rikthimin e saj te tenisi.

Përzgjedhja muzikore e Dr. Mimoza Shema-Kastratit për këtë program përfshinte këngët “Elbasani”, “Prishtina” dhe “True Colors”, secila me një domethënie të veçantë për të.

Faleminderit Dr. Mimoza për këtë bisedë të inspirueshme! Për të gjithë ata që e humbën programin, mund ta dëgjoni regjistrimin së shpejti në arkivin tonë.

Moderatorë: Fatos Kryeziu, M.A. & Rrezarta Demaj
Radio Helsinki – Programi në gjuhën shqipe

Leave a Comment