Një bisedë inspiruese me Dr. Mimoza Shema-Kastratin mbi mjekësinë, sfidat dhe pasionet e saj

Подкаст
Radio Rinia
  • 2025-03-22-1700_Mimoza
    60:00
audio
1 ч. 00 сек.
Bashkëbisedim me Kryetarin e Podujevës, Prof. Dr. Shpejtim Bulliqi
audio
1 ч. 00 сек.
Intervistë me Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti
audio
59:55 мин.
Dy Zëra të Diasporës Shqiptare: Hatixhe Bilali & Erina Dervishi – Inspirim nga Klagenfurti
audio
1 ч. 01:20 мин.
Prof. Dr. Islam Qerimi: Nga Mërgimi në Evropë tek Kontributi Akademik në Kosovë
audio
1 ч. 00 сек.
Gjermania, Zëri i Industrisë dhe Kulturës Evropiane
audio
59:56 мин.
Leonora Aliu në Radio Helsinki – e vërteta, siguria dhe gazetaria në fokus
audio
59:58 мин.
Angazhimi i Valton Halimit në shtetin Austriak
audio
59:54 мин.
Dy Perla të Natyrës Evropiane – Austria & Shqipëria
audio
1 ч. 02 сек.
Afrika – Djepi i Qytetërimeve dhe Mozaiku i Kulturave
audio
1 ч. 00 сек.
Kultura, Kujtesa dhe Demokracia – Tri shtyllat e identitetit shqiptar në diasporë

Dr. Mimoza Shema-Kastrati ishte e ftuara jonë në programin e gjuhës shqipe në Radio Helsinki, ku ndamë një bisedë të frytshme mbi rrugëtimin e saj jetësor dhe profesional. E lindur dhe e rritur në Prishtinë, ajo u shpërngul në Graz për të ndjekur studimet e mjekësisë, të cilat i përfundoi me sukses, duke u specializuar më tej në mjekësinë e brendshme, diabetologji, geriatri, mjekësi paliative dhe mjekësi të dhimbjes (Schmerzmedizin). Aktualisht, është duke përfunduar një magjistraturë në menaxhim shëndetësor.

Gjatë programit, diskutuam mbi përvojën e saj si mjeke shqiptare në Austri, sfidat e trajtimit të pacientëve me diabet dhe rëndësinë e kujdesit ndaj sëmundjeve metabolike. Ajo ndau me ne edhe pasionet e saj jashtë mjekësisë, duke përfshirë teatrin, sportin dhe yogën, si dhe rikthimin e saj te tenisi.

Përzgjedhja muzikore e Dr. Mimoza Shema-Kastratit për këtë program përfshinte këngët «Elbasani», «Prishtina» dhe «True Colors», secila me një domethënie të veçantë për të.

Faleminderit Dr. Mimoza për këtë bisedë të inspirueshme! Për të gjithë ata që e humbën programin, mund ta dëgjoni regjistrimin së shpejti në arkivin tonë.

Moderatorë: Fatos Kryeziu, M.A. & Rrezarta Demaj
Radio Helsinki – Programi në gjuhën shqipe

Оставьте комментарий